Dy fëmijë goditen nga një automjet në Obiliq

19:25 | 09 Dhjetor 2022

Aksident i rëndë, dy fëmijë goditen nga një automjet në Obiliq.

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në Obiliq.

Para pak momentesh, dy fëmijë janë goditur nga një automjet, duke i lënë të shtrirë për tokë.

Nga fotografitë që ka siguruar Gazeta Express, kuptohet që ndihma mjekësore tashmë ka arritur në vendngjarje.

Deri tani nuk dihet për gjendjen e tyre shëndetësore.

Komento: