
Të dielën në mëngjes, janë dëgjuar granatime të rënda në perëndim dhe veriperëndim të Kievit, raporton CNN.
Dy artileri goditën një pikë kontrolli për civilët që kalonin nga periferia e Irpin për në Kiev. Tre persona u raportuan të vrarë, thonë autoritetet ukrainase, duke përfshirë dy fëmijë.
Oleksiy Arestovych, një këshilltar në zyrën e Presidentit ukrainas tha se: “Ata [trupat ruse] kapën qytetet e Hostomel dhe Bucha dje (e shtunë). Rusët hynë nga atje.”
“Ata kanë plagosur shumë fëmijë dhe nuk na lejojnë t’i evakuojmë, pavarësisht apeleve të shumta në nivelin më të lartë shtetëror për të siguruar një “korridor të gjelbër” ndërmjet qyteteve Bucha dhe Irpin. Shumë fëmijë kanë mbetur në bodrume.”
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës raporton se shumë fëmijë kanë vdekur gjatë sulmeve.