Dy fëmijë të infektuar me koronavirus në Shqipëri, çfarë thonë mjekët

10:46 | 26 March 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet në Shqipëri.

Në vendin tonë janë aktualisht dy fëmijë të prekur me koronavirus.

Për këtë ka treguar detaje shefja e pavionit të pediatrisë.

“Në vendin tonë kemi të testuar nga kontaktet një pjesë të mirë të fëmijëve”>fëmijëve nga të cilët vetëm dy fëmijë, të moshës 0-14 vjeç, kanë rezultuar pozitivë. Njëri pa shenja të sëmundjes, ndërsa tjetri me shenjat e një temperature të kontrollueshme, po trajtohet në shtëpi, nuk ka nevojë për shtrim në spital”, deklaroi Kuli.

Sipas Kulit, nëse do të ketë raste të fëmijëve”>fëmijëve që do të shtrohen në spital, “fëmijët do të kenë pavion të tyre, me hyrje të veçantë, krejtësisht i izoluar nga pjesa tjetër e spitalit”.

“Fëmijët janë njësoj të ekspozuar dhe mundësinë e infektimit e kanë njësoj si gjithë popullata tjetër. Nga rastet që referohen në botë dhe komunikimi që kemi ne me 90 shoqata pediatrike të botës, referohen raste të fëmijëve”>fëmijëve të infektuar por fatmirësisht në 90% të rasteve këto janë pa shenja, ose forma të lehta apo moderuara që kalojnë në kufijtë e një infeksioni viral të zakonshëm”, tha mjekja.

Komento: