Shkurte Fejza është ndër këngëtaret më të njohur të muzikës popullore dhe një nga më të pëlqyerat e këtij zhanrri.
Për Shkurte Fejzën 6 dhe 7 marsi janë ditë më të veçanta se ditët tjera. Kjo për arsye se djali i saj, Arbëri dje festoi ditëlindjen, kurse sot burri i saj, Hajrushi.
Këtë e ka bërë të ditur vajza e këngëtares, Gresa e cila mbrëmë përmes Instagramit ka uruar edhe vëllain edhe babain e saj.
Ajo me këtë rast ka shprehur dashurinë e madhe që e ka për ta. “Shumë urime për vllaun ma t mirë”, ka shkruar Gresa në Instastory.
Kurse në urimin e bërë për babain e saj, këngëtarja ka publikuar një fotografi të bukur të Hajrushit bashkë me Shkurtën. “Shumë urime për ty babi”, ka shkruar Gresa mbi fotografinë e publikuar.
Kujtojmë se, Shkurta dhe Hajrushi kanë katër fëmijë, djalin, Arbërin dhe tri vajzat, Gresën, Besianën dhe Agnesën