Dy gjerat pozitive të Milan pas humbjes turpëruese nga Inter

17:24 | 23 Shtator 2019

AC Milan ka pasur një javë të vështirë pasi pësuan një humbje 2-0 nga rivali i qytetit Interi në derbin në ‘San Siro’ të shtunën.

Megjithatë Gazzetta dello Sport raporton se gjendja shpirtërore te kuqezinjtë është mjaft optimist sepse hierarkia e klubit ka gjetur dy gjera pozitive nga humbja, përcjell ORAinfo.

Gjeja e parë pozitive ishte performanca e sulmuesit të ri portugez Rafael Leao i cili kishte një paraqitje shumë të mirë.

Gjeja e dytë pozitive ishte kthimi i Theo Hernandez pas një pushimi të gjatë nga lëndim.

Paraqitja e tyre e mirë ka dhënë një shpresë së Milan do t’iu kthehet rezultateve pozitive nga ndeshja e ardhshme. /ORAinfo/

Komento: