Dy gjërat qe po e pengojnë zyrtarizimin e Rodriguezit në Napoli

14:57 | 19 Korrik 2019

James Rodriguez ende nuk e ka të qartë se ku do të luaj sezonin e ardhshëm.

Ylli kolumbian ka kohë që po kërkohet nga Napoli.

Pavarësisht se është objektivi numër një për menaxherin Carlo Ancelotti, lëvizja e Rodriguez në Serie A po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Arsyeja kryesore është se drejtuesit e Napolit janë të interesuar të sjellin mesfushorin me tipare sulmuese në një marrëveshje dyvjeçare si huazimi, me një mundësi për të blerë atë, ndërsa Real Madrid po kërkon një marrëveshje të përhershme për 28 vjeçarin, përcjell ORAinfo.

Një tjetër pengesë në lëvizjen Rodriguez drejt Napolit është menaxher i tij Jorge Mendes.

Ky i fundit po kërkon që nga kjo marrëveshje të fitoni rreth 10 milionë euro, shumë e cilat është e papërballushme për Napolin. Kjo edhe për faktin se Napoli po kërkon të zgjas kontratën e sulmuesit Lorenzo Insigne.

Prandaj, Napoli po kërkojnë alternativa ku ata po konsiderojnë një qasje për Nicolas Pepën e Lille dhe Malcomin e Barcelonës. /ORAinfo/

Komento: