Dy gjigant evropian pas Arbër Zenelit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dy gjigant evropian pas Arbër Zenelit

18:44 | 21 Janar 2019

Ekipe të mëdha kanë nisur gjahun për transferimin e Arbër Zenelit.

Për përfaqësuesin e Kosovës, Arbër Zeneli, ka shprehur interesim edhe skuadra elitare e Francës, Stade de Reims, kanë njoftuar mediumet në Holandë.

Ditë më parë u raportua se për Zenelin interesim ka shprehur edhe gjiganti evropian, Chelsea.

Skuadra franceze është në kërkim të një golashënuesi, pasi në 21 ndeshje ka shënuar vetëm 17 gola. Por, për sulmuesin 23-vjeçar interesim kanë shprehur edhe disa skuadra të tjera më të mëdha evropiane, transmeton KTV.

Për Heerenveenin, Zeneli në kampionatin holandez ka shënuar tre gola dhe ka kontribuuar me 11 asistime.

Komento: