Milot Rashica nuk e di ende se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm.
Ylli kosovar ishte i huazuar në Galatasaray në sezonin e fundit, i cili ishte brilant për të.
Por, në pronësi të kartonit të tij është Norwich City, i cili po planifikon ta shesë atë përfundimisht.
E favorit për ta blerë kartonin e vushtrriasit është pikërisht Galatasaray.
Përfaqësuesi kosovar do të donte ta vazhdojë karrierën në këtë klub, por për momentin oferta dhe kërkesa mes klubeve janë larg njëra tjetrës.
E në ndërkohë, në garë për futbollistin anësor është futur edhe Fenerbahçe.
Presidenti i këtij klubit, Ali Koç e ka pranuar se e do lojtarin.
“E duam edhe ne Rashicën. Mos veproni asgjë pa u takuar me Fenerbahçen”, iu ka thënë ai drejtuesve të Norwichit.
Galatasaray ka edhe alternativa të tjera si Christian Pulisic, Renato Sanches apo edhe Paredes, por normalisht që do të donte ta mbajë Rashicën, i cili ishte i shkëlqyeshëm në sezonin e parë në Stamboll.
Rashica i ka zhvilluar 30 ndeshje me Galatasarayn në sezoni ne fundit duke i realizuar 6 gola, prej tyre 4 në kampionat dhe dy në kupë, shkruan Express.
Ai po ashtu i ka dhuruar edhe 7 asistime.
Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Rashicës, i cili për momentin është në pushime.