
Arsenali ka filluar të i bëjë konkurrencë Newcastle United për nënshkrimin e mesfushorit të Lyon, Lucas Paqueta këtë verë, sipas një raporti.
Reprezentuesi brazilian ka qenë i lidhur shumë me një lëvizje në Tyneside gjatë muajve të fundit për shkak të miqësisë së tij me nënshkrimin e suksesshëm të janarit të Newcastle, Bruno Guimaraes, përcjell ORAinfo.

Dyshja luajtën së bashku në Lyon dhe mbeten miq të ngushtë në nivel personal, ndërkohë që vazhdojnë partneritetin e tyre të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare edhe me Brazilin.
Skuadra e Eddie Howe thuhet se ka bërë një lëvizje prej 34 milionë funte për Paqueta-n, por media franceze Media Foot po raporton se Topçinjtë po rivalizojnë Newcastle për nënshkrimin e 24-vjeçarit./ORAinfo/