Dy gjigantët e Premerligës në garë për Vedat Muriqin

11:05 | 28 July 2020

Dy klube angleze garojnë për transferimin e Vedat Muriqit.

Tottenhami nuk po e ka aspak të lehtë ta fitojë garën për transferimin e sulmuesit kosovar Vedat Muriqit nga Fenerbahce këtë verë, pasi që tani për të është interesuar edhe Ëest Brom.

Gazeta turke Sabah dhe ajo britanike SportËitness kanë raportuar vazhdimisht gjatë muajve të fundit se Fenerbahce është e gatshme ta shesë Vedat Muriqin këtë verë, transmeton Gazeta Express.

26-vjeçari është duke e shijuar një sezon mbresëlënës me klubin turk, duke kontribuar në skuadër me 17 gola të shënuara në të gjitha garat këtë sezon.

Ai ishte i përfolur për një transferim në Tottenham edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, pas lëndimit që ia kishte pamundësuar anglezit Harry Kane të luajë. Mirëpo, Mourinho s’arriti ta kompletojë transferimin e Muriqit dhe në vend të tij, Tottenhami e bleu Steven Bergëijnin.

Megjithatë, Fenerbahce tani raportohet se do të pranojë ta shesë Muriqin këtë verë te cilido klub që ofron më së shumti para, të paktën 20 milionë euro, mes interesimit për kosovarin edhe nga Napoli dhe Lazio. Kjo pasi që Fenerbahce po përballet me probleme financiare dhe i duhen para.

Por, Tottenhami mund të përfundojë edhe këtë merkato pa nënshkrimin e Muriqit. Klubi i drejtuar nga Mourinho nuk është i vetmi klub anglez që ka shprehur interesim për Muriqin, pasi që gazeta Sabah raporton se edhe Ëest Brom e dëshiron transferimin e tij, pasi trajneri Slaven Bilic është tifoz i futbollistit, kontrata e së cilit me Fenerbahcen vlen deri më 2023.

Komento: