United dhe City pyesin Barcën për Griezmann.
Do të ishte befasi të shikonim një largim të Antoine Griezmann nga Barcelona këtë verë, por gjasat për të ndodhur janë shumë të mëdha.
Ylli francez assesi nuk po arrin të bind trajnerin Quique Setien, i cili në derbin e fundit kundër Atletico Madrid e inkuadroi në lojë vetëm pas minutës së 90’-të.
Mediet në Spanjë raportojnë për një dritare të re rreth së ardhmes së Griezmann, përcjell lajmi.
Janë rivalët nga Mançesteri, United dhe City që i janë afruar Barcelonës për një transferim të mundshëm të Griezmann.
Një ofertë e mirë nga këto dy skuadra, që do të kalonte shumën 100 milionë euro, edhe do të mund ta tundonte Barcelonën.