Dy gjigantët evropian e nisin ‘luftën’ për Iscon

18:54 | 19 Dhjetor 2018

Lojtari spanjoll, Isco shumë shpejt do të largohet nga Real Madrid.

Gjaganti spanjoll për largimin e tij po kërkon hiq me pak se 100 milionë euro.

Juventusi dhe Manchester City janë gati për të luftuar për nënshkrimin e yllit të Real Madridit, Isco.

Sipas Corriere dello Sport, plejmejkeri vlerësohet nga fituesit e Ligës së Kampionëve dhe ata dëshirojnë që ta shesin atë për 100 milionë euro.

Kjo shifër mund të jetë problem për Manchester Cityn, të cilët janë nën vëzhgimin e UEFA-së për thyerje të Fer Playit Financiar.

Kështu që Juventusi konsiderohet më favorit.

Komento: