Dy gra të plagosura rëndë në kokë në Majac, njëra rreth 70 vjeçare – viktima e vrarë ende e paidentifikuar

20:45 | 22 Mars 2026

Zhvillime të rënda janë konfirmuar nga rasti në Majac, ku përveç një viktime që ka humbur jetën, dy gra kanë mbetur të plagosura rëndë.

Sipas informacioneve, të dyja viktimat e plagosura janë të gjinisë femërore dhe kanë pësuar lëndime të rënda në pjesën e kokës, ndërsa njëra prej tyre është rreth 70 vjeçare.

Burimet bëjnë të ditur se të plagosurat dhe e dyshuara i përkasin familjes Gashi, ndërsa viktima që ka ndërruar jetë ende nuk është identifikuar, pasi nuk ka pasur dokumente me vete.

Ekipet emergjente janë duke u përpjekur për stabilizimin e gjendjes së të plagosurve, ndërsa Policia po vazhdon operacionin dhe hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Komento: