Dy granata dore të pashpërthyera gjenden brenda Qendrës së Regjistrimit në Zveçan

12:06 | 25 September 2021

Në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në ndërtesën e Komunës së Zubin Potokut.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me incidentet e sotme që u shënuan sot në Zveçan e Zubin Potok.

Në Zveçan, policia ka bërë të ditur se janë gjetur dy pajisje shpërthyese, shkruan lajmi.net.

Togeri nga rajoni i veriut, Branislav Radoviq ka thënë se patrullat e Stacionit Policor të Zveçanit, njësitë hetimore dhe kriminalistike kanë shkuar menjëherë në terren dhe se është përcaktuar se një xham i dritares është thyer në atë objekt, dhe se është vërejtur një granatë dore e pashpërthyer, e zezë, e markës së panjohur brenda objektit.

Ai thotë se ekipet kanë shkuar në vendin e ngjarjes rreth orës 10, dhe se pas kontrollit të objektit, janë gjetur dy mjete shpërthyese, të cilat janë shkatërruar në kushte të kontrolluara.

Bëhet e ditur se prokurori e ka klasifikuar këtë rast si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “mbajtje nën pronësi apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Komento: