Pamje të rënda: Dy këmbësorë shtypen nga vetura në qendër të Prishtinës.
Një veturë ka goditur një këmbësor në qendër të Prishtinës, konkretisht përballë stacionit të Policisë së Kosovës.
Dy këmbësorë kanë mbetur të lënduar.
Këtë e ka bërë të ditur Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës për Reporteri.
“Në ora 10:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Luan Haradinaj’. Njësia policore ka dal në vend-ngjarje, të përfshirë në aksident ka qenë një veturë dhe dy këmbësorë. Nga aksidenti dy persona (këmbësorë) janë lënduar”, ka thënë Krasniqi.
Në fotografitë e publikuara shihet një person i shtrirë në rrugë, teksa afër gjenden edhe kalimtarë të rastit dhe zyrtarë policorë.