Ylli shqiptar në rritje, Armando Broja është në interesin e dy skuadrave angleze.
Lojtari i Chelsea, Broja nuk po merr minutat maksimale në ‘Stamford Bridge’ dhe kjo bën që disa skuadra të interesohen nëse mund të kenë shërbimet e tij.
Sipas raportimeve të Ben Jacobs, për Armando Brojan po interesohen Neëcastle dhe Everton, përcjell lajmi.
Të dyja skuadrat duan të bëjnë lëvizje drejt shqiptarit, qysh në merkaton e janarit, për ta marrë kartonin e tij në formë huazimi.
Ditë më parë, Broja është shprehur i lumtur për rinovimin me Chelsea, duke përsëritur se ‘Blutë’ janë skuadra e ëndrrave të tij.
Mbetet të shihet nëse Graham Potter dhe krerët e Chelsea do të shqyrtojnë mundësinë që ta dërgojnë ‘shqipen’ në huazim.