Hakan Calhanoglu raportohet se karrierën mund ta vazhdojë në Premierligë.
Sipas “Calciomercato”, Manchester United dhe Newcastle United janë klubet që kanë shprehur interesim për mesfushorin e Interit.
Dy klubet angleze do të tentojnë transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.
Te Interi thuhet se janë të gatshëm për ta shitur 28-vjeçarin, vetëm nëse marrin ofertë prej rreth 40 milionë eurosh.
Së fundmi u raportua se reprezentuesi turk ka refuzuar mundësinë e rinovimit të kontratës.
Kontrata aktuale e tij me “Nerazzurrët” skadon më 30 qershor 2024.