Dy kosovarë qërojnë hesapet keq në Zvicër, njëri theret për vdekje

19:47 | 19 Dhjetor 2022

Zënkë mes dy kosovarëve në Zvicër, njëri theret për vdekje.

Policia e Kantonit të Waadtit në Zvicër ka njoftuar se ka ardhur si pasojë e një zënkë mes dy kosovarëve të dielën mbrëma, njëri prej tyre ka humbur jetën pasi është goditur me thikë në gjoks, raporton “Blick”.

Policia ka njoftuar se zënka ka ndodhur në Biere, ndërsa kosovari 28-vjeçari, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Kosovari nuk kishte një banim të njohur në Zvicër.

Ndërkohë është arrestuar më vonë të dielën një kosovar 55-vjeçar.

Siç ka bërë të ditur Policia, nga hetimet dyshohet se ka ardhur deri te një mosmarrëveshje mes të dyve. Ata e njihnin njëri-tjetrin.

Policia ka thënë se po vazhdojnë hetimet.

Komento: