Dy lojtarë dolën pozitiv me koronavirus, skuadra gjermane në karantinë

21:08 | 09 May 2020

Lajme jo të mira nga futbolli gjerman

Bundesliga 2 ka mësuar lajme të hidhura lidhur me skuadrën e Dynamo Dresden, në kohën e testimeve për Covid-19.

Dynamo Dresden kanë njoftuar se gjithë skuadra e tyre do të izolohet për dy javët e ardhshme, pasi kanë rezultuar dy raste pozitive me Covid-19, transmeton lajmi.

Kjo do të thotë se ndeshja e planifikuar për vikendin e ardhshëm kundër Hannover nuk do të luhet.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i krerëve të ligës dhe federatës lidhur me këtë situatë.

Komento: