Dy lojtarë të Barcelonës refuzuan uljen e pagës, bëhet problem rikthimi i Messit

18:38 | 26 Prill 2023

Lionel Messi mund të kthehet në Barcelonë në fund të këtij sezoni, por gjiganti katalanas duhet të paguajë një shumë të madhe parash, por edhe të respektojë rregullat e “fair play”-it financiar.

Një pjesë e zgjidhjes është ulja e pagave të disa lojtarëve, por jo të gjithë janë të kënaqur për këtë dhe refuzojnë të veprojnë sipas udhëzimeve të klubit.

Franck Kessie dhe Andreas Christensen hodhën poshtë propozimin e klubit për uljen e pagës dhe kështu kundërshtuan drejtpërdrejt dëshirën e klubit, i cili duhet të ulë shpenzimet me afërsisht 200 milionë euro nëse dëshiron të sjellë përforcime në muajt e verës.

Messi është nën kontratë me Paris Saint-Germain deri në fund të sezonit dhe gjithnjë e më shumë po përflitet për rikthimin e tij te Barcelona.

Këtë dëshirë nuk e fshehin as drejtuesit e klubit dhe as disa lojtarë të shquar të ekipit të parë, por Kessie dhe Christensen nuk devijojnë ende nga pozicioni i tyre.

Komento: