Dy lojtarë të Parmas rezultojnë pozitivë me koronavirus.
Skuadrat e Serie A vazhdojnë të regjistrojnë raste të reja me Covid-19.
Parma ka njoftuar se dy nga lojtarët e tyre janë izoluar, pasi kanë rezultuar pozitiv në koronavirus, transmeton lajmi.
Komunikata nga klubi ka konfirmuar se të gjithë anëtarët e skuadrës dhe stafi – rreth 60 persona – iu janë nënshtruar testeve.
Pjesa tjetër e skuadrës do të shkojë në stërvitje nga 18 maji, kur edhe lejohen stërvitjet grupore.
Lojtarët do t’iu nënshtrohen përsëri testeve për Covid-19.