Dy nxënës me plagë nga su*lmi i qenit në shkollën e Shirokës trajtohen në Spitalin e Prizrenit, njëri ndalet në Infektivë

16:38 | 22 January 2025
mitrovice-e-veriut,-shoqerohet-ne-polici-per-falsifikim-te-dokumenteve

Dy nxënës të lënduar nga sulmi i qenit në shkollën “17 shkurti” në Shirokë të Suharekës janë trajtuar në Spitalin e përgjithshëm në Prizren. Një nxënëse është ndaluar për trajtim të mëtejmë në Repartin e Infektivës.

Shefi i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti ka pohuar se gjatë ditës janë pranuar dy nxënës, ku njëra prej tyre ka pasur plagë më të mëdha.

“Mjeku i Emergjencës i ka përpunuar plagët, dhe pastaj një është liruar në shtëpi, derisa tjetra që ka pasur plagë në kokë është dërguar në Repartin e Infektivës për trajtim të mëtejmë”, ka thënë Vecgishti për Telegrafin.

Sipas njoftimit të Policisë rajonale të Prizrenit, në këtë rast kanë pësuar lëndime tre nxënës, derisa një nxënëse tetëvjeçare ka pësuar lëndime më serioze në kokë nga kafshimi i qenit.
Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi ka theksuar se Policia në Suharekë të mërkurën rreth orës 09:50 ka pranuar informatën se ka ndodhur një sulm ndaj nxënësve nga një qen në objektin e kësaj shkolle.“Patrullat policore i janë përgjigjur rastit me urgjencë, ku pasi kanë arritur në shkollë kanë vërejtur një qen brenda shkollës, i cili kishte sulmuar nxënësit e shkollës dhe paraqiste rrezik potencial ende. Qeni ka sulmuar edhe policët mirëpo në shpejtësi është asgjësuar duke e mënjanuar rrezikun e mëtutjeshëm”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar pronari i qenit.

Rasti është evidentuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe hetimet rajonale bashkë me njësitë tjera janë duke e hetuar rastin.

Komento: