Dy pacientë të Vushtrrisë shërohen nga koronavirusi

22:23 | 19 Prill 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot janë shëruar nga koronavirusi edhe nëntë pacientë të tjerë.

Dy nga nëntë të shëruarit janë nga komuna e Vushtrrisë, përcjell ORAinfo.

Lajmin e mirë për shërimin e dy pacientëve e ka dhënë kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në Vushtrri është 24.

Postimi i plotë i Xhafer Tahirit:

Lajm shumë i mirë.

Sot kemi edhe 2 pacient me Covid-19 të shëruar plotësisht.

Të gjitha testet e kryera sot në qytetin tonë, po ashtu janë negative. Në 3 ditë 0 raste Faleminderit Vushtrri për bashkëpunimin.

Vatra e infektimit në fshatin Studime e ulët është shuar tashmë. Nga sonte largohet edhe patrolla e Policisë. Pra masat e marruna në kohë, disciplina dhe bashkëpunimi i shkëlqyeshëm na mundësoi që kjo vatër të mos prodhoj raste të reja dhe të jetë nën kontroll.

Të gjitha masat janë vetëm e vetëm për të ruajtur shëndetin publik. Le të mos e marrim virusin si të lehtë sepse nga vetëm 24 raste kemi një vdekje në qytetin tonë. Çdo jetë e qytetarëve tanë për ne është tepër e vlefshme.

Andaj, Ju lutem vazhdoni të bashkëpunoni, #rrinshpi ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin nga #coronavirus./ORAinfo/

Komento: