Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 26-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja hapëse do të jetë ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Rahovecit, përkatësisht vendit të shtatë dhe të tetë.
Prizrenasit kanë shtatë fitore e 18 humbje, kurse Vreshtarët katër fitore e 21 humbje, por takimi për vendasit ështëmë i rëndësishëm, pasi duan të shmangin “Play-out” dhe të hynë në “Play-out”.
Këtë synim e ka edhe Vëllaznimi që ndeshet me kampionin Golden Eagle Yllin.
Kuqezinjtë numërojnë tetë fitore e 17 humbje, kurse therandasit 18 fitore e shtatë humbje.