Dy përfaqësuesit gjerman e francez që do ta ndihmojnë Lajçakun në dialogun Kosovë-Serbi

09:03 | 05 Shtator 2022

Kryeministri Albin Kurti, ka pranuar letër të përbashkët nga Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Në letër thuhet se për Ballkanin Perëndimor normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie kruciale dhe në këtë drejtim, Franca e Gjermania kanë ngarkuar me punë këshilltarët e tyre për politikë të jashtme dhe sigurisë Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, për të mbështetur direkt Miroslav Lajčak në përpjekjet e tij.

“Prandaj, ne kemi ngarkuar me punë këshilltarët tonë të politikës së jashtme dhe sigurisë, z.Jens Plötner dhe z.Emmanuel Bonne, për të mbështetur direkt Miroslav Lajčak në përpjekjet e tij. Propozimi ynë është, që Këshilltarët të bëjnë një vizitë të përbashkët me Miroslav Lajčak në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të gjejnë opsionet, që procesi të lëvizë përpara shpejt”, thuhet në letër.

Aty shkruhet se Lajçak bashkë me përfaqësuesit gjerman dhe francez do ta vizitojnë Prishtinën.

“Propozimi ynë është, që Këshilltarët të bëjnë një vizitë të përbashkët me Miroslav Lajčak në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të gjejnë opsionet, që procesi të lëvizë përpara shpejt”, thuhet më tej në letër.

Kërkohët që kjo iniciativë ta gjejë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.

Por, mbetet të shihet se çfarë do të sjellin me vete Lajçak dhe këshilltarët e Macron dhe Sholc.

Pos në Prishtinë, një letër e ngjashme ka shkuat të dielën edhe në Beograd, drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Komento: