Dy persona bëhen për spital pas një përleshje në Prishtinë

23:02 | 04 Mars 2023

Përleshje në Prishtinë, dy persona bëhen për spital.

Dy persona kanë mbetur të lënduar në kryeqytet, ku njëri nga ta dyshohet që lëndimet t’i ketë marrë nga një mjet i mprehtë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë”, është shprehur Ahmeti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Ahmeti bëri të ditur se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur hetimin në lidhje me rastin.

Komento: