Dy persona dërgohen në mbajtje, njëri e shqeu fletëvotimin në Prishtinë, tjetri në Drenas

15:10 | 07 Qershor 2026
dy-persona-dergohen-ne-mbajtje,-njeri-e-shqeu-fletevotimin-ne-prishtine,-tjetri-ne-drenas

Dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë pasi dyshohet se kanë shqyer fletëvotimet.

Njëri rast ndodhi në Prishtinë, tjetri në Drenas.

Këto raste i konfirmoi për Gazetën Expresss zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Deri tani në rajonin e Prishtinës janë hapur dy raste Asgjësim i dokumentit të votimit (në Drenas dhe në Prishtinë), ku dyshohet se nga personat e dyshuar kanë dëmtuar (shqyer) fletëvotimet. Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që veprimet hetimore po kryhen në koordinim me prokurorinë”, tha ajo.

Komento: