Dy persona dërgohen në spital pas një aksidenti trafiku në Veternik

20:22 | 18 Nëntor 2020

Aksident në Veternik, dy persona dërgohen në spital.

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në lagjen Veternik të Prishtinës.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret policia.

“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Veternik. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka konfirmuar policia.

Komento: