Dy persona gjenden të vdekur në një pus

10:34 | 07 Maj 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrethinën e Beratit.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Dyshnik të Beratit, ku tre persona janë gjetur të bllokuar në një pus.

Dy prej tyre janë nxjerrë pa shenja jete, raporton Neës 24.

Sipas raportimeve viktimat janë Gentian dhe Kamber Hoxha, ndërsa personi i tretë, Neim Hoxha, me shenja jete, është dërguar menjëherë në spital.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa kanë vijuar hetimet.

Komento: