Dy persona humbin jetën në aksident trafiku në Ferizaj

09:47 | 16 Dhjetor 2018

Dy persona kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një aksident trafiku të ndodhurnë rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Opel Tigra me targa vendore ( E.M m/sh/k 27 vjeçar ), duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ka humbur kontrollin mbi automjetin duke dalur nga rruga dhe goditur një shtyllë.

Me këtë rast vozitësi dhe pasagjeri, sipas mjekëve, kishin pësuar lëndime të rënda trupore, ku si pasojë ngasësi i automjetit ka ndërrue jetë në emergjencën e Ferizajt, kurse pasagjeri tjetër ka ndërruar jetë në QKUK Prishtinë.

Trupat e pajetë të viktimave,me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunum me Prokurorin e Shtetit.

Komento: