Dy persona janë gjetur pa shenja jete të shtunën në Klinë dhe Pejë.
Siç ka bërë të ditur Policia të dielën në raportin 24-orësh, viktimat janë gjetur në shtëpitë e tyre në mesditë.
Në rastin e raportuar në Klinë, Policia ka njoftuar se trupi i viktimës është tërhequr nga mjekësia ligjore, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Kurse në rastin e raportuar në Pejë, thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.