Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë.
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Rrustem Statovci”, mes një automjeti dhe një motoçiklete.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se në këtë aksident kanë mbetur dy persona të lënduar.
“Sot rreth orës 09:00 në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona që ndodheshin në motoçikletë. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësia e trafikut”, ka thënë ajo.