“Dy persona në gjendje të rëndë, sot transferohen në Zagreb”, detaje nga gjendja e të lënduarve në Kroaci

09:35 | 26 Korrik 2021

10 persona humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë u lënduan si pasojë e një aksidenti të ndodhur dje në Slavonski Brod të Kroacisë.

Nga 69 persona sa ishin gjithsej në autobusin që u aksidentua të linjës ‘Deva Tours’ shumë prej tyre u lënduan dhe po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor në Kroaci.

Media kroate INDEX, raporton se 42 persona janë dërguar në spitalin e Slavonski Brod, ndërsa dy të tjerë në spitalin e Novi Grad.

Një burrë i cili u shtrua fillimisht në spitalin e Novi Grad me një dëmtim të shtyllës kurrizore u transportua në Zagreb për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informacioneve të tjera thuhet se dy persona gjenden në njësinë e kujdesit intensiv dhe jeta e tyre është në rrezik.

Ata pritet të transferohen në Zagreb.

Nga mediat kroate u raportua poashtu se disa nga personat të cilët pësuan lëndime sot do të lëshohen nga spitali pas marrjes së trajtimit të nevojshëm shëndetësore.

Një nga të vdekurit në aksident është njëri nga dy shoferët e autobusit me targa të Kosovës, i cili nuk ishte duke vozitur në momentin kur ndodhi aksidenti.

Djali i tij Adhurim Sylmetaj i dha lamtumirën e fundit me një mesazh në Facebook.

Komento: