Dy persona në Prishtinë godasin xhamin e autobusit urban, ja ҫfarë ndodhi me ta

10:44 | 10 Maj 2019

Dy persona janë prangosur nga Policia e Kosovës, e kjo pas një incidenti në komunikacion.

Pas një mosmarrëveshje në pamundësi për të goditur viktimën, dy të dyshuarit kanë goditur me shufër metalike xhamin e autobusit, pronë e viktimës.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa, me urdhër te prokurorit njëri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje ndërsa, tjetri lirohet në procedurë të rregullt.

“Prishtine, -14:55. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion, kanë sulmuar viktimën mashkull K-Shqiptar mirëpo në pamundësi për ta goditur viktimën, kanë goditur-thyer me shufër metalike xhamin e autobusit pronë e viktimës. Nuk raportohet për te lënduar ndërsa, me urdhër te prokurorit njëri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje ndërsa, tjetri lirohet në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim.

Komento: