Dy persona përfundojnë në Emergjencë nga aksidenti në Ferizaj

17:23 | 06 Qershor 2022

Aksidenti në Ferizaj, dy persona përfundojnë në Emergjencë.

Në Ferizaj sot ka ndodhur një aksident trafiku ku janë ndeshur një furgon dhe një veturë, dhe si pasojë e kësaj kanë përfunduar të lënduar dy persona.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizjat, Kanun Veseli, ka thënë se dy persona po trajtohen në Emergjencën e Ferizajt, teksa Njësia e Komunikacionit po e heton rastin.

“Sot rreth orës 16:10 , në rrugën e UÇK-së afër Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK- se në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete”, ka thënë Veseli për Klankosova.tv.

“Veç dëmeve të shkaktuara materiale janë lënduar 2 persona të cilët po trajtohen në Emergjencën e Ferizajt. Njësia e Komunikacionit është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”.

Komento: