Dy persona rrihen bëhen për QKUK – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dy persona rrihen bëhen për QKUK

09:39 | 14 Nëntor 2021

Rrahje në Obiliq, dy persona bëhen për QKUK.

Dy meshkuj kanë raportuar në polici se janë sulmuar fizikisht nga disa persona, dje në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.

Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore, njofton policia.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor në QMF në Obiliq, më pas edhe në ShSKUK në Prishtinë.

Të dyshuarit janë të njohur për policinë, por të njëjtit ndodhen në arrati.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIMI I RËNDË TRUPOR /Rr. “Hasan Prishtina”, Obiliq, 13.11.2021,-17:35. Është raportuar një rast Lëndim i rëndë trupor ku viktimat M/Sh/K (viti i lindjes 1988) dhe M/Sh/K i lindur (viti i lindjes 1981) ishin sulmuar fizikisht nga disa persona duke i goditur me grushte me q‘rast viktima M/Sh/K ka marr lëndime të rënda (sipas raporteve mjekësore). Njësit Policore menjëherë janë dal në vendin e ngjarjes, viktimave u është ofruar tretmani mjekësor nga Q.M.F-Obiliq e më pas edhe në Q.K.U.K-Prishtinë. Te dyshuarit janë të njohur për policin mirëpo kanë ikur momentin që kanë kryer veprën. Të dyshuarit janë kërkuar në shtëpinë e tyre nga njësit policore, mirëpo nuk janë hasur. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit rasti inicohet si më lartë dhe mbetet të hetohet edhe më tutje

Komento: