Dy persona të lënduar nga aksidenti mes katër veturash në Klinë (FOTO)

14:48 | 28 Korrik 2023
dy-persona-te-lenduar-nga-aksidenti-mes-kater-veturash-ne-kline-(foto)

Sot rreth orës 11:35 policia në Klinë është informuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Sadik Rama” në Klinë, ku janë përfshirë katër vetura.

Zëdhënësi i policisë, Driton Rugova, bën të ditur se si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe se të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

 

Komento: