Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Prishtinë.
Aksidenti që ka ndodhur sot mes dy veturave në kryeqytet më saktësisht prapa konvikteve të studentëve rreth orës 16:00, kanë mbetur të lënduar dy persona.
Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
“Janë dy persona të lënduar dhe dy vetura të përfshira”, ka thënë Krasniqi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia e Kosovës dhe janë duke e trajtuar rastin.