Aksidentet e trafikut janë bërë shumë të shpeshta në vendin tonë.
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Mitrovicë ku si pasojë e përplasjes së dy veturave, dy persona janë lënduar
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Rreth orës 11:30 në rrugën Prishtinë – Mitrovicë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë Ahmëti.
Ajo ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut i Policisë së Kosovës.