Dy persona të lënduar nga një aksident në rrugën Prishtinë – Mitrovicë

14:32 | 22 Shtator 2019

Aksidentet e trafikut janë bërë shumë të shpeshta në vendin tonë.

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Mitrovicë ku si pasojë e përplasjes së dy veturave, dy persona janë lënduar

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rreth orës 11:30 në rrugën Prishtinë – Mitrovicë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë Ahmëti.

Ajo ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut i Policisë së Kosovës.

Komento: