Dy persona të lënduar nga një aksident në Shtime

14:03 | 26 Maj 2019

Një aksident trafiku ka ndodhur në Shtime, ku la të lënduar dy persona.

Në aksident janë përfshirë dy vetura njëra me targa të Bullgarisë dhe tjetra me targa vendore.

“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar vozitësi mashkull dhe pasagjerja femër të dy shtetas të Bullgarisë, si dhe vozitësi i veturës tjetër me një pasagjer të dy meshkuj K/Shqiptarë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.

Lënda e rastit i referohet gjykatës kompetente.

Komento: