Dy persona të plagosur në tregun e Mitrovicës

13:06 | 17 Prill 2021

Dy persona janë plagosur sot rreth mesditës në tregun e Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Afërdita Mikullovci.

“Ka të plagosur”, tha shkurt Mikullovci, duke mos dhënë detaje.

Mediat raportojnë se plagosja ka ardhur pas një konflikti mes dy zyrtarëve policor që gjendeshin jashtë detyrës zyrtare.

Konflikti nisi kur njëri prej polic e goditi me një mjet të mpreht policin tjetër. Kurse, ky i fundit e nxjorri revolen dhe e shkrepi armën në drejtim të tij.

Komento: