Dy persona vdesin nga koronavirusi në Mal të Zi

21:12 | 28 June 2020

Koronavirusi ka nisur të rikthehet fuqishëm edhe në Mal të Zi.

Dy pacientë me koronavirus kanë ndërruar sot jetë në Mal të Zi, ndërkohë që priten edhe rezultate e testit edhe një pacient tjetër, i cili dyshohet se ka vdekur nga infeksioni, njoftuan autoritetet vendore.

“Ne vazhdojmë të mbrojmë me përgjegjësi shëndetin dhe jetën e qytetarëve dhe substancën tonë ekonomike. Ne duhet të jemi në solidaritet dhe të bashkuar. Dallimet nuk janë rruga e suksesit, por rruga drejt dështimit. Kjo është e qartë për të gjithë”, tha qeveria në një njoftim në Twitter.

Ndryshe, sot janë konfirmuare 12 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi. Aktualisht janë 157 raste aktive, prej tyre më së shumti në Rozhajë – 58, pasuar nga Podgorica me 34, etj

Komento: