Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Llapnasellë të Graçanicës.
Atje dy punëtorë kanë raportuar se dikush e ka hapur automjetin e punës dhe kishin vjedhur një çantë ku kishte para të pazarit.
“VJEDHJE E RËNDË- Llapnasellë, Graqanicë / 28.12.2024 – 16:44. Dy ankues m/k, punëtorë kanë informuar se persona të pa njohur me forcë kishin hapur automjetin e punës dhe kishin vjedhur një çantë, në të cilën kishte shumë të konsiderueshme të parave. Sipas ankueseve, parat ishin pazari i mbledhur nga furnitorët. Rasti është duke u hetuar.”