Janë arrestuar mbrëmë dy pjesëtarë të UNMIK-ut për vjedhje në Prishtinë.
Dy pjesëtarë të UNMIK-ut, një shqiptar dhe një ruse, janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë, në përpjekje për të vjedhur në një lokal.
Rastin e kanë konfirmuar për Koha net zëdhënës të Policisë së Kosovës.
Nuk dihet ende se për çfarë vjedhje bëhet fjalë.
Pritet që për pak policia të sqarojë se për çfarë vjedhjesh konkretisht bëhet fjalë.