Dy të aksidentuarit e djeshëm gjenden në Intensive dhe janë ende në gjendje të rëndë.
Në gjendje të rëndë shëndetësore vazhdojnë të jenë dy punëtorët e një banke në Kosovë që u vetaksidentuan në orët e para të mëngjesit të djeshëm në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
“Janë në gjendje relativisht të rëndë. Në kujdes intensiv, janë pa vetëdije. Po vazhdohet me terapi dhe mjekim intensiv”, tha sot për Express doktori Naim Kuqi.
Dy të lënduarit janë nën moshën 30-vjeçare dhe kanë marrë lëndime të shumëfishta si në kokë, gjoks, bark, unaza etj.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë ëekur dy gra, K.H 30 vjeçare dhe L.S 23-vjeçare. Aksidenti ndodhi pasi ata po ktheheshin nga ndeja e fundvitit.
Varrimi i 23-vjeçares u bë dje, ndërsa sot do të varroset edhe K.H 30 vjeçare.