Dy raste me koronavirus dhe tre me grip të derrave po trajtohen në Klinikën Infektive

13:38 | 09 Janar 2024
dy-raste-me-koronavirus-dhe-tre-me-grip-te-derrave-po-trajtohen-ne-kliniken-infektive

Në Klinikën Infektive të QKUK-së aktualisht po trajtohen tre raste me grip të derrave dhe dy të tjera me koronavirus.

Kjo u bë e ditur për Front Online nga infektologu Arben Vishaj.

“Ne për momentin i kemi duke i trajtuar 3 pacientë me Influenza AH1N1, dhe 2 pacientë me COVID-19”, deklaroi ai.

Ai tha që gjendja e tyre është stabile, përveç njërit që e kishte më të rëndë.

 

Komento: