Dy raste të reja me koronavirus në Premierligë

18:59 | 08 Mars 2021

Dy raste të reja me COVID-19 në Premierligë gjatë javës së kaluar.

Rastet e COVID-19 te lojtarët ose stafi në klubet e Premierligës janë duke vazhduar.

Gjatë javës së kaluar, dy raste të reja kanë rezultuar pozitiv në 2875 testime, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar Premierliga përmes një komunikate.

“Dy raste të tjera pozitive me COVID-19 në 2875 testime të bëra në javën e fundit”, shkruhet në komunikatë.

Kjo është java e pestë radhazi në kampionatin anglez me nga dy raste pozitive brenda shtatë ditëve.

Komento: