Dy raste të reja me koronavirus në Prishtinë, Ahmeti u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi

23:20 | 19 Prill 2020

2 nga 51 rastet e konfirmuara sot me koronavirus në Kosovë, janë nga Prishtina.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas konfirmimit të dy rasteve të reja me koronavirus në mesin e 51 sa u konfirmuan gjithsej sonte.

Ahmeti tha se megjithatë numrat në krejt Kosovës janë ende të menaxhueshëm kur po i afrohemi pikut të virusit.

Kreu i Prishtinës kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që të mbajmë numrat e të infektuarve të ulët.

Njoftimi i plotë:

2 raste të reja në Prishtinë e fatkeqësisht 51 në krejt Kosovë. Megjithatë numrat në krejt Kosovë janë ende të menaxhueshme kur po i afrohemi peak-ut te virusit. Prishtinë vazhdoni të qendroni në shpi se duhet të vazhdojmë ta mbajmë numrin e ulêt

#rriNshpi

Komento: