Dy raste të reja të dyshuara me koronavirus në Kosovë, bëhet fjalë sërish për një ҫift

00:07 | 17 Mars 2020

Një ҫift i ardhur nga Franca po dyshohet për koronavirus.

Dy raste të reja janë pranuar në Klinikën Infektive të Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lajmin për Klanin e ka konfirmuar infektologu Salih Ahmeti.

Bëhet fjalë për një çift nga komuna e Deçanit që kishin ardhur para katër ditësh nga Franca.

Sipas Ahmetit një femër 23 vjeçare ka ardhur me simptoma më të theksuar si: Kollë, ethe, temperaturë.

Kurse bashkëshorti i saj nuk ka pasur simptoma.

Atyre u janë marrë mostrat dhe do të testohen për të parë nëse rezultojnë me koronavirus.

Komento: